Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet malazeze treguan se ndërmjet viteve 2017 dhe 2021, agjencitë policore sekuestruan mbi 30 ton kokainë në mbarë botën në rastet që përfshijnë kriminelë nga Mali i Zi, sipas një raporti të ri nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Bëhet fjalë për një raport global për kontrabandën e kokainës për vitin 2023, ku analizohen veçanërisht lidhjet ndërkombëtare të grupeve kriminale.

Porti malazez i Tivarit është, siç u theksua, një pikë aktive tranziti për grupet kriminale ballkanike kur bëhet fjalë për kontrabandën e drogës, shpesh nga Amerika e Jugut.

“Qytetarët e Malit të Zi janë shfaqur shpesh në rastet e zbuluara të kontrabandës së kokainës për disa kohë, veçanërisht si marinarë në anijet e oqeanit”, thuhet në raport, duke theksuar se ata po bëhen lojtarë gjithnjë e më të rëndësishëm.

“Për shembull, në qershor 2019, autoritetet në portin e Filadelfias, Shtetet e Bashkuara, sekuestruan një sasi të madhe prej 20 tonësh kokainë nga një anije me kontejnerë në rrugë për në portin e Roterdamit në Holandë dhe arrestuan disa anëtarë të ekuipazhit malazez”, thuhet në raport, i cili transmetohet nga RTCG.

Autoritetet malazeze, theksohet, tregojnë se ndërmjet viteve 2017 dhe 2021, agjencitë policore sekuestruan mbi 30 tonë kokainë në mbarë botën në rastet kur ishin përfshirë kriminelë nga Mali i Zi.

“Ndërsa individët e përfshirë në disa nga këto raste mund të kenë qenë operativë të nivelit të ulët, autoritetet malazeze kanë identifikuar, siç shihet në burime të hapura, klanet Škaljarski dhe Kavački si grupe të fuqishme dhe të organizuara kriminale me rrezik të lartë në vend. Sipas Sipas burimeve mediatike, një shtetas malazez me banim në Austri dhe dyshohet se merr një pozicion drejtues në një skemë të kontrabandës së narkotikëve me dy bashkëpunëtorë kroatë.Ai dyshohet nga agjencitë ligjzbatuese se ka lidhje me ngarkesa të mëdha kokaine që janë zbuluar në Kolumbi dhe Itali”, theksohet në raportin e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Gjithashtu thuhet se dërgesat e bananeve, zakonisht nga Ekuadori, përdoreshin ndonjëherë për të transferuar dhe fshehur kokainën që mbërrinte në portet e Ballkanit.

Pra, nuk është vetëm Shqipëria “dele e zezë” e trafikut të drogës në rajon. /tesheshi.com/

You may also like