Krijesa mitike e vrarë me duar njeriu – Shqip

by admin
Spread the love

Një histori e pabesueshme vjen nga Brazili, ku një grup gjuetarësh pretendojnë se kanë vrarë krijesën mitike Chupacabra, e cila po “terrorizonte fermerët vendas”.

Një video e një krijese që dyshohet se u vra në një pyll në lagjen Gija Lopes da Laguna, në perëndim të Sao Paulo, është shfaqur në mediat sociale.

Biologët e quajnë Chupacabra, trajtuar dhe si një legjendë moderne, sepse nuk ka prova të mjaftueshme bindëse që ekziston.

Nga ana tjetër, ka njerëz që besojnë se është realiste.

Një video nga interneti tregon një krijesë të vdekur me dhëmbë të mprehtë dhe duar si njeriu.

Një nga gjuetarët pretendon se e kanë hasur teksa gjuanin një derr të egër. Më pas ata morën një video si “provë” se kishte vdekur.

Megjithatë, shumë dyshojnë se është një Chupacabra. Ata thonë se i ngjan një majmuni ulëritës të ngordhur vendas në pyjet e Amerikës Jugore dhe Qendrore, i cili jeton në atë zonë.

Sipas mediave të huaja, individë besojnë se kafsha nga video “ka disa kohë që ka vdekur” për shkak të gjendjes së mbetjeve të saj. /tesheshi.com/

You may also like