Krejt çka do të diskutohet në takimin Fajon – Gërvalla

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, do të arrijë për vizitë sot në Kosovë nga Mali i Zi.

Ajo do të pritet nga homologia kosovare, Donika Gërvalla- Schwarz, transmeton Klankosova.tv.

Ministria sllovene e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se çfarë do të bisedojnë Fajon dhe Gërvalla-Schwarz.

“Temë diskutimi do të jenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik, politika e brendshme e Kosovës, si dhe situata në rajon”, ka shkruar ministria sllovene.

Fajon, nesër do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

You may also like