Krasniqi takon Yamanakan: PDK do të thellojë bashkëpunimin me Ambasadën Japoneze për të shtyrë përpara projekte për Kosovën

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se ka falënderuar përfaqësuesin japonez për investimet japoneze në Kosovë ndër vite, të cilat kanë ndihmuar zhvillimin në Kosovë.

“Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdojë të angazhohet në thellimin e raporteve bilaterale me ambasadat e huaja për të shtyrë përpara projekte me rëndësi për qytetarët tanë.”, shkruan Krasniqi.

You may also like