Krasniqi priti në iftar Tërnavën dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-u

by admin
Spread the love

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sonte në iftar Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se muaji i Ramazanit shërbën edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, përcjell Klankosova.tv.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi. Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë.  Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

You may also like