Krasniqi nga Artmotion: Shërbimet s’do të ndalen, vendimi i ARBK-së ka të bëjë me çështje administrative

by admin
Spread the love

Drejtori i shitjes në Artmotion, Viktor Krasniqi, ka thënë se klientët e kësaj platforme s’duhet të kenë aspak shqetësim mbi pezullimin e aktivitetit të punës së Artmotion në ofrimin e shërbimeve dhe kanaleve.

Krasniqi tha se kjo nuk do të ndodhë sepse vendimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit është çështje administrative.

“Kjo nuk do të ndodhë sepse ky është një vendim që ka të bëjë me çështje administrative të një dokumentacioni, të cilin ata konsiderojnë. Pra ARBK-ja ka konsideruar se ka mangësi, ose ka pasur mangësi në disa informata të cilat vetë agjencioni i ka procesuar në kohë dhe të gjitha informatat janë të qasshme nga publiku, pasi mund të hyjnë në faqen e ARBK-së dhe të shohin se certifikata e biznesit është sipas normave, konform ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe që pronari është i ditur, i njohur e me emër e mbiemër”, tha Krasniqi në “Info Magazine” në Shqip.

Tutje, Krasniqi tha se Armotion Sh.P.K është biznes i regjistruar në ARBK që nga vitit 2017, ku për këtë kohë ka arritur të bëjë ndryshimin e madh në tregun e operatorëve kallborë dhe ofruesit e shërbimeve të televizionit digjital.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like