Krasniqi bashkë me djalin e Thaçit në festën e ambasadës së ShBA-së

by admin
Spread the love

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga ambasada e ShBA-së në Kosovë për 247 vjetorin e pavarësisë së Amerikës

Bashkë me Krasniqin ishte edhe Endrit Thaçi, djali e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe deputetë të kësaj partie, teksa tha se aleancën mes Kosovës e ShBA-së s’mund ta dëmtoj askush.

“Kjo miqësi është e shenjtë dhe ne mbetemi të përkushtuar ta ruajmë e ta thellojmë më tej. E bekuar qoftë Amerika”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Në festën e organizuar nga ambasada e ShBA-së në Kosovë po marrin pjesë edhe krerë të institucioneve e partive të tjera në vend.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like