Krahasimi me sezonin e kaluar, Inter e Atalanta dramë! Fiorentina e frikshme

by admin
Spread the love

Serie A është drejt fundit, kanë mbetur edhe 5 javë, por mediat kanë filluar që tani të bëjnë llogaritë në raport me sezonin e kaluar. Tashmë kemi mbyllur edhe javën e 33-të të Serie A, ndërsa për sa i përket sezonit të kaluar më Atalanta është ekipi që ka lënë më shumë pikë.

Ekipi i Gasperinit është plot 17 pikë më pak në raport me sezonin e kaluar në po të njëjtën periudhë. Nga ana tjetër, Fiorentina është ekipi që ka fituar më shumë pikë, plot 22 më shumë se sezoni i kaluar.

Milani gjithashtu vazhdon të tregojë rritjen që ka si ekip, ndërsa ka korrur 5 pikë më shumë se një vit më parë. 8 pikë më shumë për Torinon që në drejtimin e Juric është duke zhvilluar një sezon në nivele të kënaqshme, ndërsa Verona nën drejtimin e Tudor ka arritur të grumbullojë 7 pikë më shumë.

Trend rritës paraqet edhe Roma me tre pikë më shumë dhe Napoli me një pikë më shumë. Panoramë e njëjtë si sezoni i shkuar për Bolognan e Sinisa Mihajlovic.

Allegri ka 3 pikë më pak se tekniku i vjetshëm i Juventusit, Andrea Pirlo, ndërsa keq në raport me sezonin e kaluar ka bërë edhe Sassuolo e Lazio. Kampionët në fuqi Interi kanë bërë gjithashtu keq në këtë sezon, pasi kanë 10 pikë më pak se viti i kaluar.

-13 për Sampdorian dhe -14 për Genoan që mbyllin këtë listë të “mposhtur” vetëm nga Atalanta që ka humbur 17 pikë. /oversport.tv

You may also like