Krahasimi/ E turpëroi në shtëpi, ja 6 diferencat mes Gironës e Barçës

by admin
Spread the love

Le të flasim për futbollin. Jo për levat financiare, jo për buxhetet, jo për presidentët. Vetëm për atë çfarë Girona dhe Barcelona dhuruan në “Montjuïc”. Gazeta “Mundo Deportivo” i ka bërë një analizë të shkurtër diferencave kryesore mes kampionëve në fuqi, Barcelonës dhe kryesuesve e kandidatëve për kampion në La Liga, Gironës.

Njëri vraponte, tjetri ecte – Girona vrapoi për 97 minuta. Ata nuk u kursyen, duke mbajtur ritmin e futbollit anglez. Barça e bëri këtë vetëm ndaj Atletikos së Madridit. Ndaj Gironës u kthye në ritmin e lodhshëm kur kishte Mesin që i zgjidhte hallet. Përveç kësaj, kampionët kanë humbur presionin mbytës që i çoi te titulli në sezonin e kaluar. Futboll i ngadaltë dhe i parashikueshëm.

Ritëm kundrejt dehjes – Kryesimi i La Ligës i ka dhënë krahë Gironës. Besimi i bën të fitojnë duele dhe ndeshje, Barça duket se dëshiron të luajë vetëm me topin, por pa ditur se çfarë të bëjë me të.

Të përqendruar e të hallakatur – Erik Garsia ose David Lopez u “shumuan” për të ndalur çdo manovër të Barcelonës, duke mos bërë thuajse asnjë gabim. Nga krahu tjetër Kunde dhe Zhoaot e Barcelonës ishin shembulli se si të “fluturosh” jashtë nga loja ndonjëherë.

Njëri vertikal, tjetri horizontal – Miçel duket se e kishte studiuar deri në detaj lojën e Ksavit. Jo më kot Girona dinte si ta lëndonte Barçën, duke i bërë ata të vrapojnë mbrapsht. Të rinjtë e Ksavit duket sikur luajnë hendboll pa goditur portën, pa një instinkt vrasës.

Besimi kundër frikës – Sulmuesit dhe mesfushorët e Gironës kanë provuar të godasin portën në çdo pozicion pa pasur frikë për ndonjë gabim. Te Barça mbizotëroi frika për të mos humbur topin, sesa për të bërë diçka të mirë me të.

Uria kundër ngopjes – Shpresa për të arritur diçka historike çon në shfaqjen e një futbolli argëtues. Kjo është Girona, në kontrast me ftohtësinë e Levandovskit me shokë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like