KQZ: Nuk do të shkatërrohet i gjithë materiali zgjedhor, do të ruhen kutitë e dyshimta

by admin
Spread the love

Viti 2021 ka qenë tepër i ngarkuar me punë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), institucion ky qw organizoi dy procese zgjedhore: Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe dy raundet e Zgjedhjeve Lokale.

Edhe
pse Zgjedhjet Lokale janë përmbyllur në mes të muajit dhjetor, jo të gjitha
aktivitetet që i takojnë atij procesi kanë përfunduar, siç është rasti me
shkatërrimin e materialit zgjedhor.

Zëdhënësi
i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për EkonomiaOnline ka thënë se ky
institucion ka vendosur ta ruajë materialin zgjedhor të 418 kutive të votimit
që i takojnë zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe së shpejti pritet të vendos është
për materialin që i takon zgjedhjeve të 17 tetorit dhe 14 nëntorit.

“Është
detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në një kohë të
përshtatshme brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të bëjë
shkatërrimin e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet”.

“Ky
aktivitet, llogaritet të jetë i fundit që i takon një procesi zgjedhor, në këtë
rast Zgjedhjeve Lokale 2021”, tha Elezi.

Sipas
tij, jo i gjithë materiali zgjedhor do të shkatërrohet, pasi një pjesë e tij
ruhet si prova për qëllime të hetimit, ndërsa një pjesë tjetër ruhet për
qëllime të trajnimit të stafit që do të angazhohet në proceset e ardhshme
zgjedhore.

“KQZ-ja
do të vendos për të gjitha detajet si dhe do të përcaktojë edhe materialet të
cilat do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga organet e drejtësisë deri
në përfundimin e të gjitha çështjeve”.

“Po
ashtu, KQZ-ja ruan edhe një pjesë të materialit zgjedhor i cili do të mund të
përdoret për qëllime të trajnimit në proceset e ardhshme zgjedhore”, u shpreh
ai.

Se sa
do të jetë numri i kutive që do të ruhen nga Zgjedhjet Lokale, ende nuk dihet,
por nga procesi tjetër zgjedhor ai i zgjedhjeve të 14 shkurtit, KQZ-ja ka
ruajtur materialin zgjedhor të 418 kutive të votimit, raporton EO.

“Gjatë
vitit 2021, KQZ-ja ka organizuar edhe një proces tjetër zgjedhor, pra Zgjedhjet
e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe materiali zgjedhor është shkatërruar.
Në këtë proces nuk është përfshirë materiali zgjedhor i 418 kutive të votimit,
që i takojnë zgjedhjeve të 14 shkurtit”.

“Pra, ky material do të ruhet si provë derisa të përfundojnë të gjitha çështjet në institucionet përkatëse”, deklaroi Elezi.

You may also like