“Kqyrja fytyrën krimineles”, Kallashi reagon pas arrestimit të Drejtorit të Policisë Kufitare

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme, është zhvilluar një aksion i madh i Inspektoratit Policor të Kosovës ndaj disa zyrtarëve policorë.

E gjatë këtij aksioni, janë arrestuar 50 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe Drejtori i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi.

Si duket ky arrestim, i ka rikujtuar Kallashit një ngjarje të para shtatë viteve.

Kallashi ishte arrestuar në gusht të 2015-ës, ku muaj më pas, ajo në një intervistë pati deklaruar se komandati i atëhershëm i Policisë për rajonin e Prizrenit ishte sjellur keq me të gjatë shoqërimit në stacion policor.

Ajo këtë e ka ndarë me ndjekësit edhe sot, në një nga ato momente që dëshmon se “bota rrotullohet”.

“Qysh po më kujtohet fytyra jote kur the: Kqyrja fytyrën krimineles”, ka shkruar Kallashi në Instagram.

You may also like