KP “Ahmet Hoxha MK” kampion i Kosovës U17! Lamaxhema – krenar për këto vajza

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj, është kampioni i Kosovës U17.

Një gjeneratë e jashtëzakonshme duke iu falënderuar punës së palodhshme të trajnerit Ardian Lamaxhema. 

Një sukses i madh për këto njomake nga Ferizaj, të cilat treguan lojëra brilante me topin e celuloidit. 

Lamaxhema është i lumtur me sukseseve e këtyre vashave të reja, që janë e ardhmja e pingpongut.  

“U zhvilluan xhirot e fundit në ligën U17, ‘Ahmet Hoxha MK’ kampion në kategorinë e femrave

Në SHFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u zhvilluan xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për kategorinë e femrave kurse për kategorinë e meshkujve do të zhvillohen edhe ndeshjet e play – off-it për tu shpallur kampioni.

Në kategorinë e femrave klubi nga Ferizaj, ‘Ahmet Hoxha MK’ e përmbylli sezonin me fitore për tu kurorëzuar me titullin kampion për edicionin 2022 të udhëhequr nga trajneri Ardian Lamaxhema dhe vajzat Elsa Behluli, Ajola Behluli, Maxhire Sojeva, Elsa Hajrullahu dhe Elda Krasniqi. Ndeshje interesante u zhvillua edhe ajo në mes të ‘Ahmet Hoxha F’ dhe ‘Peja F’ e cila ishte e vlefshme për pozitën e vendit të tretë ku në fund ‘Ahmet Hoxha F’ arriti ta fitoj me rezultat të ngushtë 3:2.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan xhirot e rregullta të fundit mirëpo për tu shpallur kampioni për këtë edicion duhet të zhvillohen ndeshjet e play – off-it pasi këtë vit kjo ligë është zhvilluar në dy grupe A dhe B ku në ligën A U17 në vendin e parë që nga fillimi i kampionatit kanë qenë ‘Lidhja e Prizrenit’ e po ashtu në ligën B U17 në vendi e parë ka përfunduar “Lidhja e Prizrenit II”, por vetëm pas ndeshjeve të play – off-it do të mund të përcaktohet kampioni”, njofton FPPK.

You may also like