Kovaçki i VMRO-së publikon raportin mjekësor për kryeministrin: Të jep dorëheqje, paraqet rrezik për shtetin!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, gjatë ditës së sotme ka publikuar një raport mjekësor, në të cilin, qëndron se kryeministri Dimitar Kovaçevski është përgjithmonë i paaftë dhe me të njëjtin raport i ka ikur shërbimit ushtarak.

Ai ka kërkuar që Kovaçevski të jep dorëheqje, ngase sipas tij, paraqet rrezik për shtetin.

“Nëse Kovaçevski ka gënjyer për gjendjen e tij shëndetësore, atëherë ne në krye të shtetit kemi gënjeshtar patologjik, nëse ka gënjyer për t’i ikur shërbimit ushtarak, duke u bërë si i paaftë përgjithmonë, atëherë nuk mundemi as të paramendojmë se për çka tjetër do të gënjente. Nëse ai me të vërtet është i paaftë përgjithmonë, nuk e dimë nëse kjo gjendje tek ai ka pasur progres, dhe nëse është plotësisht funksional për t’i kryer detyrat shtetërore. Në të dy rastet, respektivisht edhe nëse ka gënjyer edhe nëse është përgjithmonë i paaftë, Kovaçevski si kryeministër është i dëmshëm për shtetin. Kovaçevski duhet të jep dorëheqje”, ka deklaruar deputeti Kovaçki.

 


You may also like