Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor

by admin
Spread the love

Zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor. Ne nuk mund t’i zëvendësojmë institucionet me takime ku do të arrihet diçka që nuk është në përputhje me procedurat parlamentare dhe ligjore, nuk përshtatet për një vend anëtare të NATO-s që negocion me BE-në.

Përndryshe, oferta për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe më pas për të shkuar në zgjedhje është ende në tryezë. Dinamika e zgjerimit të BE-së është reale dhe tani duhet të merren vendime shtetërore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Për sa i përket zgjedhjeve, zgjedhjet do të jenë në afatin e tyre ligjor. Çfarë do të thotë kjo? Kemi një ligj për zgjedhjen e presidentit, një ligj për zgjedhjen e deputetëve, një ligj për zgjedhjen e kryetarëve të komunave etj. dhe për gjithçka ka ligj në vend. Afatet dihen, më 12 maj duhet të kemi president të ri, më 15 korrik duhet të kemi deputetë të rinj, sepse deri atëherë mandati i deputetëve ka përfunduar, pra duhet të kemi zgjedhje parlamentare. Ajo që është ende në tavolinë, do ta përsëris edhe një herë, është nëse votojmë ndryshimet kushtetuese si çështje kryesore për vazhdimin e rrugës së integrimit europian të vendit. Ne nuk mund të zëvendësojmë institucionet, që do të thotë shfuqizimi i parlamentit, shfuqizimi i partive politike dhe shkuarja në takime lidershipi ku do të diskutohen zgjidhje që nuk përputhen me asnjë ligj.

Duke pasur parasysh se kemi pasur një mbledhje lidershipi, në të cilën unë si kryetar i LSDM-së, i autorizuar nga partia ime politike, i autorizuar nga koalicioni, i kam ofruar kryetarit të VMRO-DPMNE-së një zgjidhje, që të hënën të votohen ndryshimet kushtetuese, në të njëjtën ditë të shpërbëjmë Parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje. Ose nëse duan, atëherë mund të hapim ndryshimet kushtetuese, le të hyjnë në qeveri në bazë të barazisë, pra 50% e ministrive, plus mbyllim proceset e skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese, hapim kapitujt, le të mbyllim një ose dy kapituj së bashku, të cilat jam i sigurt se do t’i bëjmë deri në shkurt dhe pastaj do të shkojmë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opsione që janë ende në tavolinë, përndryshe ne t’i zëvendësojmë institucionet me mbledhje ku do të ulen dy-tre persona dhe do të negociojnë diçka që nuk është në përputhje me procedurat parlamentare dhe ligjore, mendoj se kjo nuk i shkon një vendi që është anëtar i NATO-s dhe që po negocion me BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.

You may also like