Kovaçevski thotë se nuk e njeh komisionin kadrovik të propozuar nga ASH-ja – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk mund të flasë për zhvillimet në Aleancë. I pyetur se cilin fraksion të ASH-së e njeh si legjitim atë që përkrah Ziadin Selën ose Arben Taravarin, ai theksoi se deri më tani ka komunikuar vetëm me liderin Taravarin.

“Me Taravarin kemi komunikuar edhe derisa bëhej qeveria të cilën unë e udhëheqja. Ai ishte komunikimi im me Taravarin. Para dy ditësh kam komunikuar me Taravarin dhe para asaj kemi pasur takim në selinë e LSDM-së. Unë çdoherë kam komunikim zyrtar. Ne edhe tani jemi në koalicion me partitë të cilat janë për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit” – tha Kovaçevski.

Në lidhje me prozimet për ministra të ri të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i LSDM-së thotë se nuk i njeh anëtarët e komisionit të kadrovik të ASH-së të cilët i kanë propozuar emrat e rinj të ministrave.

“Nëse i kanë dorëzuar propozim kryetarit të Qeverisë, atëherë do ta pyesni kryeministrin se çfarë propozimi ka pranuar. Për atë se si do të votojë grupi parlamentar i LSDM-së, do të votojë në përputhje me atë që do të vijë nga Qeveria dhe në bazë të qëndrimit që do të kenë deputetët e Aleancës”

Pas përplasjeve të fundit në parti, të shtunën në orën 13:00 do të mbahet mbledhje e Kuvendit Qendror i thirrur nga ishkryetari i ASH-së, Zijadin Sela. Në këtë mbledhje do të kërkohet shkarkimi i kryetarit të partisë, Arben Taravari dhe dy ministrave të tjerë të ASH-së. Ndërsa kryetari i Partisë Arben Taravari sonte ka thirr anëtarët e kryesisë qendrore për takim në Kumanovë. /tvklan.mk./

You may also like