Kovaçevski: Të gjitha detajet rreth bisedimeve për qeverinë teknike do të dihen me kohë – deri më 25 janar

by admin
Spread the love

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se takimi me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të ndodh vitin e ardhshëm, para ose pas festave.

Ai thekson se të gjitha detajet rreth bisedave për qeverinë teknike do të dihen në kohë.

“Takimi do të jetë patjetër vitin e ardhshëm, do të shohim, pas ose para pushimeve. Ajo që të gjithë e pamë nga mediat është se pas 31 dhjetorit VMRO-DPMNE do të mbajë një takim se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike. Sa i përket Qeverisë, do të bisedohet në nivel të koalicionit, në nivel të pjesëmarrësve në Qeveri dhe të gjitha detajet do të dihen me kohë, gjegjësisht deri më 25 janar”, tha Kovaçevski në hapjen zyrtare të sallës sportive. Naum Naumovski – Borçe” në Komunën e Karposhit.

MARKETING



You may also like