Kovaçevski-Petkov: Kemi arsye për optimizëm nga avancimi i bashkëpunimit

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel u takua me homologun e tij bullgar Kiril Petkov.

Dy kryeministrat, siç ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk, shprehën kënaqësi të ndërsjellë për dinamikën e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë përmes grupeve punuese që realizohen në periudhën aktuale, si dhe nga marrëveshjet e nënshkruara dhe memorandume bashkëpunimi në disa fusha me interes të ndërsjellë.

“Vlerësuam se po bëjmë hapa seriozë përpara dhe me harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Maqedonisë së Veriut me politikat e BE-së, gjë që thellon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ngrit nivelin e dialogut politik. Kemi arsye për optimizëm nga avancimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, i cili e përshpejton procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.


You may also like