Kovaçevski: Për kontratën për ndërtimin e autostradës Kërçovë- Ohër ka vendosur Kuvendi, jo Qeveria

by admin
Spread the love

Autostrada Kërçovë – Ohër do të vazhdojë të ndërtohet edhe pas afatit deri më 31 dhjetor 2023. Për kontratën me kontraktuesin për ndërtimin e kësaj autostrade ka vendosur Kuvendi, jo Qeveria, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje deputetësh.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski pyeti se pse nuk është përmbushur premtimi i vitit të kaluar në nëntor se nga janari i vitit 2024 qytetarët do të lëvizin në autostradën e re për në Ohër dhe krahas kësaj, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të vazhdohet afati i ndërtimit.

Kovaçevski tha se për shkak të gabimeve në projektin, autostrada ende nuk ka përfunduar dhe është në fazën e përfundimit 80 për qind. Kontrata, tha ai, është bërë në kohën e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe me vendim të Kuvendit për ndërtimin e autostradës “në bazë të projektit siç ka qenë dhe me kontraktues nga Republika e Kinës”.

“Janë thirrur ekspertë të cilët kanë punuar në analizën e asaj që është bërë deri më tani, në analizën e kontratës të lidhur me vendim të Kuvendit dhe të të gjitha anekseve me vendim të Kuvendit dhe në bazë të analizës që ata ia kanë prezantuar Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, para NP ‘Rrugë Shtetërore’, janë angazhuar ministri për koordinimin e resorëve ekonomikë dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe NPRrSH që të bisedojnë me kontraktuesin e projektit me qëllim për të përcaktuar afatet reale për përfundimin e këtij projekti i cili po përsëris, bëhet në bazë të marrëveshjes nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e jo Qeverisë. Sepse marrëveshja është ligj i miratuar nga Kuvendi”, theksoi Kovaçevski.

MARKETING



You may also like