Kovaçevski: Nuk kemi biseduar me Aleancën për Shqiptarët për hyrje në Qeveri

by admin
Spread the love




“Jam takuar vetëm me deputetin e Aleancës, profesorin Elmi Aziri, i cili ishte pjesë e Këshillit Ekonomik në përbërje të zgjeruar, me të cilin diskutuam për masat ekonomike”, deklaroi Kovaçevski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Gjatë ditëve të kaluara u shfaqën informacione se Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në Qeveri, por përfaqësues të udhëheqësisë së partisë i mohuan pretendimet e tilla.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se për momentin nuk kanë ofertë që të hyjnë në Qeveri.

“Temën për atë nëse duhet të hyjmë ose të dalim nuk e kemi diskutuar, ne nuk kemi qenë pjesë e Qeverisë, e as kemi menduar për këtë. Por, do të mendojmë, do ta shqyrtojmë opsionin nëse ekziston një propozim i tillë, por tani për tani nuk ka një gjë të tillë”, tha Taravari.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe anëtar i udhëheqësisë partiake Syrija Rushidi, deklaroi se zërat për hyrje të partisë në Qeveri, janë vetëm spekulime.

“Kjo temë nuk është shfaqur në asnjë mbledhje”, deklaroi Radhidi, duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët është subjekt serioz.


You may also like