Kovaçevski: Nuk është koha për duele politike

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk është koha për pikë politike dhe tenderë dhe ftesa për duele dhe takime, duke komentuar thirrjen e kryetarit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, për duel televiziv për krizën energjetike dhe ekonomike.

Lidhur me ofertat që VMRO po i përmend këto ditë, kryeministri beson se ato tashmë i kanë dorëzuar në EMV ashtu siç ka kërkuar dhe theksuar drejtori Vasko Kovaçevski.

Kryeministri tha se ky dimër dhe krizë e vështirë do të kalohet vetëm nëse të gjithë jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve që do të ofrojnë energji dhe ushqim për qytetarët.

Ai shton se në Këshillin e kaluar Ekonomik në përbërje të zgjeruar, ftesë i është dërguar edhe VMRO-së, por në seancë nuk është paraqitur asnjë përfaqësues i partisë opozitare.

“Ftesa për ta mbetet e hapur për Këshillin e ardhshëm Ekonomik, i cili do të mbahet këtë të mërkurë në orën 12:00. Qeveria është e hapur dhe natyrisht se janë të mirëpritur të prezantojnë zgjidhjet që i kanë”, thekson kryeministri Kovaçevski.

 


You may also like