Kovaçevski: Nuk do të kërkoj shkarkimin e ministrit Spasovski

by admin
Spread the love

Nuk do të kërkoj shkarkimin e ministrit Spasovski për shkak të performancave të MPB-së dhe nivelit të lartë profesional të ministrisë dhe ministrit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën parlamentare për pyetje deputetësh duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki – nëse do ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Siç tha, dëshmi për performancat dhe punën profesionale të MPB-së janë përballja me krimin, parandalimi i migrimit ilegal, investimet në objekte dhe pajisje në MPB, pajisjen e pjesëtarëve të ministrisë, trajnime, rritjen e të ardhurave të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ata janë në nivelin më të lartë. Të gjitha shifrat që janë publikisht të kapshme sa i përket identifikimit të krimeve në vend të të gjitha llojeve, të cilat janë në nivel shumë më të lartë se sa në vitet e mëparshme, si dhe sa i përket trajtimit të llojeve të ndryshme të krimeve, të cilat janë gjithashtu në një nivel shumë më të lartë nga e kaluara, janë dëshmi se bëhet fjalë për – ministër edhe ekipin e tij të cilët punojnë në nivelin më të lartë profesional”, tha Kovaçevski.

Pas përgjigjes në pyetjen e tij, deputeti Kovaçki tha se kryeministri “vazhdon të mbrojë krimin e institucionalizuar nën mbrojtjen e Oliver Spasovskit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme” dhe se të shtënat janë bërë përditshmëri duke përmendur të shtënat e fundit në QT “Ist Gejt”. Ai tha se në vend sundon “parimi i mosndëshkimit dhe secili mund të shëtitet me armë”, se MPB ka humbur kapacitetin për t’u përballur me krimin dhe policia nuk ka autoritet sepse, siç tha ai, “kriminelët kanë autoritet mbi ministrin e Punëve të Brendshme dhe punësohen kuadër me të kaluar kriminale”.

MARKETING



You may also like