Kovaçevski: Nga muaji prill, paga minimale do të jetë 20.175 denarë

by admin
Spread the love

Pas vendimit të Komisionit socio-ekonomik pranë Qeverisë për rritje të pagës minimale për 2.175 denarë, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ky vendim duhet të zbatohet që nga muaji prill, respektivisht me pagesën e rrogave të muajit mars. përcjell TV21.

“Morëm vendim për rritje të pagës minimale në shtet, ashtu siç kemi premtuar, sot e realizojmë premtimin. Duke filluar nga muaji prill, paga minimale në shtet do të jetë më e madhe për 2.175 denarë, dhe nga 18.000 denarë do të rritet në 20.175 denarë”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv

You may also like