Kovaçevski – Mishel: Mbështetje e mëtejshme e fortë nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt eurointegrimeve

by admin
Spread the love




Situata aktuale në rajon, vazhdimi i rrugës së integrimit evropian të vendit dhe zbatimi i reformave të nevojshme, kanë qenë temë e bisedës së sotme telefonike të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel ku ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Siç informon Presh shërbimi qeveritar, kryeministri Kovaçevski ka falënderuar Mishelin për mbështetjen e fuqishme të deritanishme në rrugën paraqasëse të Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të punuar për hapjen e klasterit të parë të negociatave deri në fund të vitit. Ai ka njoftuar kryetarin e Këshillit Evropian me aktivitetet përgatitore dhe formimin e grupit punues të ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë të angazhuar për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Kryeministri Kovaçevski shfaqi shpresën se të gjithë faktorët politik në vend që mbështesin integrimet evropiane do të përmbushin përgjegjësinë dhe detyrën e tyre ndaj qytetarëve dhe do të kontribuojnë në sigurimin e të ardhmes evropiane të vendit. Kryetari i Këshillit Evropian, Mishel, siç thuhet në kumtesë, theksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për rrugën eurointegruese të vendit dhe shprehu kënaqësinë për rrjedhën e shkëlqyer të procesit të deritanishëm të skriningut. Mishel përshëndeti aktivitetet e Qeverisë në fushën e zbatimit të agjendës evropiane dhe vuri në dukje rëndësinë e realizimit të hapave të ardhshëm, për të cilët vendi ka mbështetjen e fuqishme të BE-së. Në emër të BE-së, kryetari i Këshillit Evropian falënderoi edhe një herë kryeministrin Kovaçevski për takimin e zhvilluar në Ohër nga dialogu midis Serbisë dhe Kosovës.

 


You may also like