Kovaçevski – Escobar: SHBA-të janë për fillim urgjent të negociatave me BE-në

by admin
Spread the love




SHBA konsiderojnë se është e patjetërsueshme përshpejtimi maksimal i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbështesin gjetje urgjente të zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për çështjet bilaterale me Republikën e Bullgarisë, theksoi zëvendës-ndihmësi i Sekretarit Shtetëror të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike dhe përfaqësuesi i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor gjatë kohës së Forumit Ekonomik Dellfi në Greqi.
Kovaçevski dhe Eskobar, siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, ka shprehur pajtueshmëri se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo shtyrje të mëtutjeshme të këtij procesi shkak pasoja serioze rajonale dhe nxitë narrativ nacionalistike me çka hapen dyert për ndikim të madh të palëve të treta.

“Një pjesë e përgjigjeve për këto rreziqe, u tha në takimin Kovaçevski-Eskobar, i përmban nisma “Ballkani i Hapur”, të cilin, siç theksoi zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, SHBA-ja e mbështet plotësisht sepse koncepti i saj ndihmon zhvillimin rajonal dhe përshpejton integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim u konstatua se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, si temë jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me pjesëmarrjen e përbashkët strategjike në NATO dhe partneritetin bilateral ndërmjet dy vendeve, i cili është në zhvillim të vazhdueshëm.


You may also like