Kovaçevski dhe Spasovski krijuan kaos me dokumentet e udhëtimit – të zgjatet afati – Shqip

by admin
Spread the love

Qytetarët të mos presin radhë në temperatura të ulëta në sportelet e MPB-së, si pasojë e kaosit të krijuar me dokumentet personale dhe ato të udhëtimit – thonë sot nga opozitarja VMRO-DPMNE. Nga kjo parti, thonë se kaosi është krijuar nga ministri Spasovski dhe kryeministri Kovaçevski, përcjell KlanM.

“Për shkak të të paaftëve Kovaçevski dhe Spasovski, mijëra qytetarë prej dy muajsh presin në temperatura nën zero për disa orë në ditë, që të fotografohen për pasaportë të re. Nga 2 milionë e 500 mijë qytetarë me nënshtetësi maqedonase, deri më tani dokumentet e udhëtimit i kanë marrë 1 milionë e 200 mijë qytetarë. Kanë mbetur diku rreth 1 milion e 300 mijë. Ai 1 milion e 300 mijë nuk mund të lëshohet deri në shkurt. Për këto arsye, VMRO-DPMNE do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të hënën për zbatimin e pjesës së Ligjit për dokumentet e udhëtimit që i detyron qytetarët që t’i ndryshojnë dokumentet e udhëtimit deri në shkurt”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Siç thonë ng VMRO, ka mungesë edhe të pasaportave dhe për këtë fajin ia hedhin “paaftësisë së qeverisë”./KlanMacedonia

You may also like