Kovaçevski dënon zhvillimet në veri: Të përshpejtohet integrimi në BE, për të ulur ndikimin e palëve të treta destabilizuese

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar për zhvillimet në Kosovë, raporton SHENJA.
Ai ka thënë se dënon fuqishëm ngjarjet në veri të Kosovës, ndërsa i shpreh përkrahje të plotë KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Në lidhje me sigurinë e shteti, Kovaçevski shkruan se qytetarët duhet të jenë të qetë se ajo është stabile.
Kovaçevski apelon për deeskalim të ngjarjeve në Kosovë dhe vazhdimin të dialogut për zgjidhje të gjitha çështjeve të hapura.
“Kyçe është përshpejtimi i integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, kjo është mënyra e vetme për sigurimin e avancimit dhe stabilitetit të rajonit, si dhe uljen e ndikimit të palëve të treta destabiliziuese. Rajoni duhet të ec para, qytetarët meritojnë prosperitet, të ardhme më të mirë dhe standard më të mirë jetësorë”, ka thënë Kovaçevski. /SHENJA/

MARKETING




You may also like