Kovaçevski: Aty ku ka rroga mbi mesataren në krizë të tillë duhet të ulen

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se atje ku ka rroga mbi mesataren duhet të ulen, si një nga mënyrat për uljen e shpenzimeve sipas Planit për qëndrueshmëri fiskale të cilën e ka miratuar Qeveria mbrëmë për shfrytëzuesit buxhetor.

“Nga ana tjetër, ekzistojnë ndërmarrje dhe institucione të cilat krijojnë humbje, ndërsa duhet të mbulohen nga Buxhetit, dhe për këtë vlerësojmë se ekipet menaxhuese e atyre ndërmarrjeve duhet të jenë në nivel të lartë dhe t’i ulin shpenzimet dhe të rrisin të ardhurat. Një nga mënyra për uljen e shpenzimeve është aty ku ka rroga të cilat janë larg mesatares në këto kushte të krizës të ulen, ndërsa aty ku të ardhurat nuk përputhen me atë që duhet të jetë, edhe aty të bëhen përpjekje që të rrisin të ardhurat”, deklaroi Kovaçevski, raporton SHENJA.

 


You may also like