Kovaçevski: Ai që ka gabuar në Klinikën e Onkologjisë do të mbajë përgjegjësi, rasti nuk duhet politizuar

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me rastin e Klinikës së Onkologjisë lidhur me pretendimet për shitjen e citostatikëve, sot deklaroi se nuk do të ketë falje për askënd dhe kërkoi që rasti të mos politizohet, sepse, siç tha ai, bëhet fjalë për krim shumëpartiak dhe multietnik. E drejta e qytetarëve për të protestuar është e mirëseardhur, sipas tij, sepse ushtron presion shtesë për zbardhjen e rastit.

“Nuk do të lejohet asnjë presion, as politik, as etnik, as ndonjë tjetër. Të involvuarit nëse duan e të jenë anëtarë edhe të shën LSDM-së edhe të shën VMRO-së dhe shën BDI-së, ai që ka gabuar do të duhet të përgjigjet”, theksoi kryeministri.

Kovaçevski, i cili sot mori pjesë në një ngjarje në Komunën Qendër, theksoi se nuk do të ketë falje për askënd në këtë rast të tmerrshëm. MPB-ja ka një ekip të caktuar që punon në mbledhjen e materialeve të shumta dëshmuese ndërsa, siç tha, më vonë punojnë edhe me prokurorinë.

“Shpresoj që edhe prokuroria të sqarojë procedurën e tyre, sepse janë organ i veçantë jashtë shtetit. Nuk do të ketë falje për askënd, pavarësisht a i përket ndonjë partie politike, apo çfarëdo përkatësie. Ky është një krim shumëpartiak, multietnik që duhet të zbardhet. Qytetarët presin që kjo të zbardhet dhe të mos ketë falje. Fakti që qytetarët po protestojnë, e kuptoj shqetësimin dhe zemërimin e tyre. Dhe e drejta për të protestuar në raste të tilla është e mirëseardhur sepse u bën presion shtesë institucioneve që ta kryejnë punën më shpejt”, tha kryeministri.

Kovaçevski rithekson se rasti nuk duhet të politizohet, duke theksuar se bëhet fjalë për veprime hetimore që do të kryhen në mënyrën më profesionale dhe në të cilat askush nuk do të falet. Pritshmëritë e tij janë të kryejë një hetim të shpejtë profesional që do të identifikojë individët që kanë mëkatuar përpara ligjit dhe para parimeve etike dhe morale të profesionit të mjekut. Ai bëri thirrje që të mos bëjmë bujë dhe të fajësojmë gjithë profesionin e mjekësisë për diçka të bërë nga individë, sepse siç tha ai, shëndetësia jonë ka mjekë profesionistë dhe të mrekullueshëm që kujdesen për shëndetin tonë. Sa i përket menaxhimit si të Ministrisë ashtu edhe të Klinikës së Onkologjisë”, ai tha se bëhet fjalë për menaxhim të ri.

“Drejtoresha e re e Klinikës së Onkologjisë është emëruar në kohën e mandatit tim dhe bashkëpunon kompletisht me hetimin së bashku me kolegët e saj. E njëjta gjë vlen edhe për ministrin e Shëndetësisë dhe zëvendësen e tij. Politizimi i çështjes do të thotë vetëm mbulim i dikujt në një farë mënyrë dhe prandaj bëj thirrje që të mos politizohet dhe institucionet të përfundojnë atë që është nisur në mënyrën më profesionale. Mjaft ishte, thash edhe pak më parë, 30 vite qytetarët të kërkojnë luftë me krimin dhe korrupsionin”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai u ka dërguar mesazh të gjitha institucioneve që në punën e tyre të respektojnë dispozitat ligjore, por edhe siç theksoi, të zbatojnë procedurat gjatë punës për të punuar në mënyrë efikase dhe vendore me paranë publike.

“Askush nuk duhet të ushtrojë asnjë ndikim apo presion në këtë rast”, tha Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për përgjegjësinë politike, kryeministri tha se nuk mund të kërkohet sepse personi nuk është më në detyrë.

“Megjithatë, siç thashë dje, kemi pasur një konferencë për shtyp, sot në mëngjes ministri Spasovski ka qenë në një nga televizionet ku ka shpjeguar në detaje për procedurën që është duke u zhvilluar dhe gjatë ditës ministri Mexhiti dhe kolegët e tij mjekë nga Onkologjia do të mbajnë konferencë për shtyp”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se pas 20 vitesh nga gjithçka që dëgjuam në vend, gjë që ndodh në një numër të madh sektorësh dhe veçanërisht në atë të shëndetësisë, për herë të parë MPB-ja dhe Prokuroria kanë hyrë dhe kanë marrë masa në sferën e mbledhjes së provave në lidhje me akuzat dhe dyshimet e paraqitura publikisht nga qytetarët, mediat, pacientët nga sfera e terapive që janë lëshuar në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike në Shkup.

MARKETING




You may also like