Kourtney Kardashian tregon si dukej dasma e saj pa letra, në Las Vegas

by admin
Spread the love

Kourtney Kardashian e konfirmoi dasmën në Vegas me Travis Barker me disa foto të postuara në Instagram ku tregoi si dukej ceremonia. Ata duken shumë të lumtur në foto, ndërsa duhet theksuar se nuk ka qenë asgjë si një dasmë e zakonshme, mbi të gjitha për faktin që ata nuk janë zyrtarisht burrë e grua, të paktën për tani. Në foton e parë, Kourtney dhe Travis shihen duke buzëqeshur me njëri-tjetrin të veshur me xhaketa të zeza prej lëkure. Çifti duket se është në një dhomë të vogël të një kishëze, e cila është e stolisur me lule të bardha.

“Këto i gjeta në galerinë time të fotove. Një herë e një kohë, në një vend shumë të largët (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm shkuan në të vetmen kishëz hapur me një Elvis dhe u martuan (pa letra). Praktika të bën të përsosur”, u shpreh Kourtney.

Në foto të tjera, çifti shkëmben puthje ose qëndrojnë pranë të buzëqeshur, ndërsa Kourtney shtrëngon një buqetë të vogël me trëndafila të kuq. Kourtney nuk veshi të bardhë për këtë rast dhe në vend të saj zgjodhi një bluzë të verdhë të ndezur, e cila ishte e zbukuruar me një kryq të zi prej ari.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like