Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk përmbahen në tapetin e kuq të “Oscars” duke bërë gjeste intime me njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

Ata kanë shfaqur dashurinë e tyre për më shumë se një vit tani pasi duan që bota të dijë se janë marrëzisht të dashuruar dhe duket se nuk po e ngadalësojnë shpejtësinë.

Në mbrëmjen e çmimeve “Oscars”, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dukeshin mjaft intimë teksa nuk mund të mbanin duart – apo gjuhën – larg njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes.

Teksa mbërritën në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve “Oscar” – ku bateristi 46-vjeçar performoi në skenë – ata shkëmbyen një puthje me gjuhë, shkruan DailyMail.


Më pas, në festën e “Oscars” të “Vanity Fair”, ai nuk ngurroi të prekte prapanicën e 42-vjeçares, ndërsa ajo buzëqeshte me gëzim.

Kourtney ishte veshur me një fustan nga “Dolce & Gabbana” për eventin e “Vanity Fair” të mbajtur në qendrën e mrekullueshme “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills.

Mbi pjesën e sipërme kishte dantella të zezë me material argjendi me shkëlqim. Fundi kishte dantellë të zezë mbi një material bezhë saten pasi fustani tregonte grisje të lehta aty-këtu.

Kardashian i kishte lënë flokët e saj të zinj në valë të lirshme, pasi i kishte kryesisht të lagura për të marrë formën perfektë.


Ndërkohë ylli i muzikës ‘rock’, Travis Barker – i cili dikur ishte martuar me modelen Shanna Moakler – kishte veshur një pallto të zezë me një këmishë të bardhë të pastër.

Edhe pse shumë nga motrat Kardashian-Jenner kanë marrë pjesë në pas-ndeja të “Oscars”, Kourtney është e para që ka shkuar në tapetin e kuq dhe ka marrë pjesë në ceremoninë aktuale të “Oscars”.

Çifti nuk mund ta mbanin gojën apo gjuhën për veten e tyre, teksa u paraqitën në tapetin e kuq të gala mbrëmjes së mbajtur në Teatrin “Dolby” në Hollywood të dielën në mbrëmje.

Kourtney nxori gjuhën jashtë, ndërsa dy yjet shijuan puthjen plot pasion në gala-mbrëmjen.


You may also like