Kourtney akuzon serialin e Kardashianëve për prishje imazhi – Shqip

by admin
Spread the love

Kourtney Kardashian ka akuzuar redaktorët e serialit “The Kardashians” Hulu për prishje imazhi dhe sipas saj janë aspak profesional. Kourtney thotë se ata janë munduar të nxjerrin vetëm anën negative të saj.

Sipas saj redaktorët kanë thënë: “Le ta marrim Kourtney-n, ajo është mbretëresha e dramës gjatë xhirimeve të emisionit”.

Për më tepër ajo nuk ka qenë aspak e kënaqur me mënyrën se si doli pjesa përfundimtare e episodit të fejesës së saj dhe Travis Barker. Ajo dhe Travis janë mërzitur nga redaktimi i episodeve.

“Ata po na përfshijnë në këtë dramë,” tha Kourtney në episod. “Sidomos kur pashë episodin tim të fejesës, redaktorët apo kushdo tjetër.”

You may also like