Koulibaly: Racizmi duhet luftuar me sanksione, te Napoli ka shumë entuziazëm

by admin
Spread the love

Kalidou Koulibaly, është rikthyer edhe njëherë për të folur për racizmin në shkallët e stadiumeve gjatë një eventi të organizuar në Napoli. Ai foli gjithashtu edhe për luftën për titullin kampion ku u shfaq shumë entuziast.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu në Napoli, që është një qytet dhe një qendër shumë e rëndësishme futbolli, për të nisur një mesazh dëshmie kundër të gjitha formave të racizmit dhe dhunës. Racizmi duhet luftuar me sanksione të ashpra.

Të shoh në këtë turne kaq shumë popuj të ndryshëm që po festojnë të gjithë së bashku, pa dallim, është sigurisht një imazh i bukur dhe ëndrra ime është të shoh gjithnjë e më shumë në futboll, imazhe të bukura si këto”.

TITULLI KAMPION- “Ka shumë entuziazëm mes tifozëve tanë dhe ajo kundër Udineses ishte sigurisht një fitore shumë e rëndësishme”. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like