Kostadinovska-Stojçevska: Pas përfundimit të hetimeve, vazhdon rikonstruimi i Sallës universale

by admin
Spread the love

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, pas zjarrit që përfshiu Sallën universale, sot deklaroi se Ministria e Kulturës i pret rezultatet nga Prokuroria Publike, MPB, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe apeloi të mos përhapen spekulime për informacionet zyrtare për shkaqet dhe dëmet nga zjarri.

“Një gjë dua ta siguroj opinionin në vend, se pas përfundimit të këtij procesi, do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe do të ndërtohet Salla universale dhe do t’u kthehet shkupjanëve”, tha ministrja, duke shtuar se ajo që ka ndodhur me Sallën universale, për fat të keq, është një imazh dështues për të gjithë.

Ajo ka shprehu keqardhje për situatën e krijuar, sepse, siç tha, edhe si ministre e Kulturës edhe si Ministri, kanë kaluar një proces dyvjeçar të bindjes me Qytetin e Shkupit që administrata e qytetit ta njoh rëndësinë e objektit, për të mos e lënë në dhëmbët e kohës, për të mos pësuar ndryshime atmosferike që ka pësuar.

“Atë që parashikuam përmes Informacionit të Qeverisë, është se përfundimi i rinovimit të objektit është fundi i vitit 2027. Megjithatë, shpresoj që procesi të përshpejtohet, pasi Salla universale, siç e kemi thënë që në fillim, na nevojitet shumë”, tha Kostadinovska-Stojçevska, e cila përsëriti se pas marrjes së gjitha konstatimeve adekuate, mund të vazhdohet me ndërtimin.

MARKETING



You may also like