Kosovare Asllani pritet të transferohet në SHBA

by admin
Spread the love

Futbollistja Kosovare Asllani pritet të kthehet në SHBA pas më shumë se dy dekadash për ta vazhduar karrierën.

Mediumet suedeze kanë raportuar të hënën se dy skuadra amerikane kanë shprehur interesim për Asllanin. Bëhet fjalë për ekipet San Diego Wave dhe Kansas City, që tashmë janë në negociata me sulmuesen 34-vjeçare.

Në fakt, Asllani mund të bëhet futbollistja më e paguar në SHBA nëse vendos të largohet nga futbolli evropian.

Aktualisht, Asllani është pjesë e skuadrës së Milanit nga Italia, me të cilin kontrata i skadon së shpejti. Gjatë karrierës, Asllani ka luajtur edhe për Real Madridin, Manchester Cityn e Paris Saint-Germainin.

Ndërkohë, në SHBA, Asllani në vitin 2010 ka qenë pjesë e ekipit Chicago Red Starts kun ë 13 paraqitje ka shënuar dy gola. Po ashtu, Asllani ka edhe 176 paraqitje me Suedinë dhe 45 gola të shënuar.

You may also like