Kosova, tre lehtësime pandemike – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova pritet t’i lehtësojë disa masat pandemike, ku veçon fakti se për të hyrë në territorin e saj nuk do duhen më tre doza vaksinimi por vetëm dy. Në rast të një doze, shtohet testi PCR.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë vendosi që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar, duke ia propozuar qeverisë dhe që pritet të hyjnë të shtunën në fuqi.

“Ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR”, tha ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. /tesheshi.com/

 

You may also like