Kosova temë në Moskë/ Kancelari Scholz para Putinit: Ne ndalëm gjenocidin serb në Kosovë

by admin
Spread the love

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka reaguar ashpër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës së përbashkët për media në Moskë.

Putin, paraprakisht tha se “ Ne ishim dëshmitar të një lufte në Evropë dhe kjo është lufta e udhëhequr nga NATO kundër Jugosllavisë, nëpërmjet një operacioni ushtarak me sulme me raketa e bomba që e sulmuan njërin nga kryeqytetet e Evropës, Beogradin pra. Ky është një rast shumë i keq”.

“Në Jugosllavi kishim një rrezik tjetër e ai është rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej .Jam i lumtur që ndërkohë kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian .Kjo është shenjë e mirë”, shtoi Scholz.

Aleanca veri-atlantike NATO, bombardoi caqet serbo-jugosllave për 73 ditë në vitin 1999, për ti dhënë fund spastrimit-etnik të Kosovës që po bëhej nga Serbia.

This post was published on 2022-02-15 5:52 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like