Kosova pranon planin evropian për asociacionin – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pari që zhvilloi takimin me liderët europianë Kancelarin gjerman Olaf Scholz, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe të përhershmit Jozef Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Presioni i fortë ndërkombëtar ka dhënë rezultatet e para, pasi Kryeministri Kurti një ditë më parë paralajmëroi se është dakord me planin e ri të BE-së, që parashikon formimin e asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më pas radha e përballjes me tryezën e liderëve më të fuqishëm të BE ishte e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Si Kurti dhe Vuçiç nuk folën për mediat për takimet që patën veçmas përpara nisjes së samitit të BE-së. Kryeministrja Giorgia Meloni ishte e vetmja që u prononcua me atë çfarë pritet nga këto negociata.

“Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropia. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve”.

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell më pas paralajmëroi një tjetër takim të përbashkët mes liderëve evropianë me Kurtin dhe Vuçiç, me qëllim për shtytjen e procesit përpara.

“Puna është në vazhdim e sipër. Ndoshta duhet të largohemi nga samiti i BE-së dhe të ulemi sërish me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe të shohim nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu”.

Ky ishte takimi i parë që liderët evropianë zhvillojnë pas ngjarjes së 24 Shtatorit në Banjskë të Kosovës. Pesë fuqitë e mëdha, si BE, SHBA, Gjermani, Franca e Itali u angazhuan menjëherë për çtensionimin e situatës.

Bisedimet e pesë emisarëve të dërguar në Prishtinë dhe Beograd sollën një plan të ri për të bindur të dyja palët drejt një marrëveshjeje.

Tv Klan

You may also like