Kosova në krizë energjetike, Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku
me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajtur një konferencë për
medie, në lidhje me krizën energjetike që ka përfshirë Kosovën, raporton
Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo krizë ka prekur edhe vendet e rajonit, dhe si e tillë ka përfshirë Kosovën, teksa ka thënë se Qeveria do të ndaj shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti.

Ai tha se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit si pasojë e avarive të paparishikuara.

“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencën për media.

Kurse Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë pasur komunikim me sektorët e energjisë e se me 2 nëntor ka themeluar Task-Forcën për emergjenca të energjisë elektrike.

“Ne si ministri kemi bërë përpjekje të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësinë ta tejkalojmë krizën. Ne jemi në komunikim në baza ditore që Shqipëria të na ndihmojë këto ditë me energji. Ministria e Mjedisit e ka trajtuar me prioritet licencimin me erë në Selac. Dje situata është përkeqësuar në termokos. Dhe me gjithë përkushtimin e KEK-ut kjo nuk mund t’i kompenzojë humbjen e dy blloqeve. Dhe prodhojmë 410 megavatë orë. Dita e sotme ka qenë dita më e vështirë në këtë krizë energjetike. Është një lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt”.

Nagip Krasniqi drejtor në KEK-ut tha se për prodhimin me qymyr kemi mjaftueshëm.

“800 mijë tonë jemi në gjendje të prodhojmë. I kemi futur tri njësi tek njësia B2 situata ëhstë më e vështirë. Në përgjithësi për 11 muaj kemi prodgur mbi 5 milion energji. Planfikojmë që prodhimi të jetë 900 mijë megavatë”.

Tutje Rizvanolli tha se “Gjenerata e re e videolojrave mund të ketë ndikim të energjisë në shtëpinë tuaj. E kam parë që çështjen janë banalizuar në media. Sido që të jetë ju siguroj se çkado që keni lexuar, janë udhëzime nga ekspertët në bazë të matjeve”.

You may also like