Kosova me tetë garues në Grand Slam Paris 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Në garën prestigjioze të xhudistëve më të mire botë Grand Slamin e Parisit, që do të mbahet  nga  2 deri më 4 shkurt,  kësaj radhe do të marrin pjesë 661 xhudist (384 meshkuj dhe 277 femra) nga 110 shtete të botës në mesin e të cilëve edhe Kosova që do përfaqësohet me 8 xhudistët më të mire.

 Pra në Grand Slam-in e Parisit Kosova do të prezantohet me këto garues: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) e Shpati Zekaj (-100 kg).
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha garojnë të premten, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena të shtunën, kurse Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj  përballen të dielën.

Garuesit nga  Kosova  do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi.

You may also like