Kosova i pranoi që në mëngjes 13 marrëveshjet e nënshkruara nga ministrat shqiptarë – Shqip

by admin
Spread the love

Kosova i ka pranuar 13 marrëveshjet nga Qeveria e Shqipërisë për nënshkrim për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Qendresa Fazliu, zëdhënëse për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Mundem të të konfirmoj se sot në mëngjes i kemi pranuar 13 marrëveshjet”, ka thënë Fazliu.

Këto marrëveshje erdhën në Kosovë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama u ka thënë ministrave shqiptar që t’i nënshkruajnë të gjitha dhe t’i nisin për nënshkrim nga pala kosovare.

“Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi”, ka thënë Rama.

Kërkesën për përfundim të nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve e bëri dje kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se nëse nuk nënshkruhen këto marrëveshje nuk do të takohet me Ramën për vizitën e tij në kuadër të turit ballkanik./Klankosova.tv

You may also like