Kosova e nis mbarë me Fodan, fiton e mbizotëron ndaj Armenisë

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar miqësoren me Armeninë, duke triumfuar në Jerevan, me rezultat minimal 1:0.

Në ndeshjen e parë të përzgjedhësit të ri, Franco Foda, “Dardanët” mbizotëruan në ndeshjen e parë të vitit, por shpërdoruan shumë raste dhe realizuan vetëm një gol për fitoren e parë, nën udhëheqjen e trajnerit gjerman.

Kosova kaloi në epërsi pas 25 minutave lojë, duke e kurorëzuar me epërsi, ndeshjen dominuese ndaj ekipit nikoqir.

Edon Zhegrova depërtoi nga e djathta deri në fund, dhe pasimi i tij fillimisht ui devijua në tërthorëse, derisa nga topi i kthyer përfitoi Milot Rashica, i cili shënoi nga afërsia.

Kosovarët ishin me fat gjatë pjesës së parë, kur vendësit qëlluan shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë, Rashica pati dy mundësi të mira për ta rritur epërsinë, derisa Foda, u dha mundësi edhe lojtarëve të tjerë për t’i parë nga afër lojtarët si Albion Rrahmani, Blendi Idrizi, Zymer Bytyqi, Donat Rrudhani, Ilir Avdyli e Ilir Krasniqi.

Pas katër ditësh, Kosova luan miqësoren e dytë të marsit, përballjen me Hungarinë që e luan më 26 mars në Budapest.

You may also like