Kosova dhe Shqipëria të veprojnë si një trup i vetëm

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të prirë nga Klotilda Bushka, kryetare, me ç’rast diskutuan për shkëmbimin e përvojave parlamentare, intensifikimin e bashkëpunimit, strategjinë e përbashkët politike, ekonomike dhe të sigurisë.

“Ne dëshirojmë që shtetet tona të veprojnë si një trup i vetëm, sepse interesat tona esenciale janë të përbashkëta”, tha ai.

Siç thuhet në komunikatë, Konjufca theksoi se ka një hapësirë të konsiderueshme për ta thelluar në shumë fusha bashkëpunimin, bashkërendimin dhe bashkëveprimin, duke nënvizuar njëherësh domosdoshmërinë e takimeve të rregullta të komisioneve parlamentare në mënyrë që, siç tha, të hartojnë projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve dhe shteteve tona.

Klotilda Bushka, kryetare e këtij komisioni, premtoi se Kosova, ashtu si deri më tani, do ta ketë mbështetjen e deputetëve dhe shtetit shqiptar në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtar.

Ajo po ashtu e njoftoi Konjufcën për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes të dyja komisioneve parlamentare.

 

 

You may also like