Korabi dhe Turbina shpëtojnë në kohën shtesë, nuk ka fitues në Pukë

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar 4 sfida të Kategorisë së Parë që kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Tërbuni është ndalur në shtëpi në një barazim 1-1 nga Apolonia, në sfidën më të rëndësishme të pasdites. Gjithçka vendoset që në pjesën e parë, miqtë shënojnë të parët me të zakonshmin Antoni, por Hysa barazon për vendasit.

Besa flirton me fitoren, por një gol i Hoxhaj në minutat shtesë i mohon fitoren skuadrës së Gugash Maganit. Mbyllet 1-1 sfida mes Besës dhe Korabit, me miqtë që marrin një pikë të çmuar në sekondat e fundit të ndeshjes dhe ruajnë vendin e parë në renditje.

Oriku ka mposhtur 2-1 Tomorin. Një gol i Dedes në pjesën e dytë i ka dhuruar tre pikë të arta skuadrës bregdetare.

Në barazim 2-2 është mbyllur edhe sfida Turbina-Luzi. Miqtë kalojnë dy herë në avantazh, por vendasit reagojnë, madje një gol i Murrjas në minutën e 97-të bën që skuadra e Devollit të evitojë humbjen. / Oversport.tv

You may also like