Kopshti Zoologjik i Koresë së Jugut mirëpret binjakët e parë panda të lindur në vend

by admin
Spread the love

Një panda gjigante ka sjellë në jetë këlyshë binjakë në një kopsht zoologjik të Koresë së Jugut, të parat që kanë lindur në vend.

Ai Bao lindi binjake femra në parkun tematik Everland pranë kryeqytetit Seul të premten, njoftoi kopshti zoologjik një ditë më parë.

Si Ai Bao ashtu edhe të porsalindurit e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Donghee Chung, kreu i kopshtit zoologjik u shpreh:

“Kjo duket si një mundësi e shkëlqyer për të bërë thirrje për mbrojtje dhe ruajtje më të mirë të pandave, të cilat janë bërë simbol për speciet e rrezikuara.”

Vitet e punës së përkushtuar të ruajtjes në habitatin e tyre natyror dhe kërkimet e hollësishme në robëri kanë ndihmuar në shpëtimin e specieve gjigante të pandave nga pragu i zhdukjes. Popullsia është rritur nga nën 1000 në një moment të caktuar në mbi 1800 tani, që jetojnë si në botën e egër ashtu edhe në robëri.

Si pjesë e asaj që njihet si “diplomacia e pandave”, Kina i ka dërguar këto kafshë jashtë vendit si shenjë vullneti të mirë që nga vitet 1950. Ai Bao dhe partneri i saj mashkull, Le Bao, erdhën në Korenë e Jugut si pjesë e programit në vitin 2016. Ai Bao lindi një këlysh femër, Fu Bao, në vitin 2020. Kujdestari i kopshtit zoologjik Cherwon Kang u shpreh: “Krahasuar me kohën kur lindi Fu Bao, këtë herë ka dy prej tyre dhe mendoj se (prindërit) duhet të jenë dy herë më të lumtur.”

Ai shtoi se lindja e Ai Baos ishte më e qetë këtë herë sesa gjatë shtatzënisë së saj të parë. Kushtet e shëndetit dhe rritjes së këlyshëve do të respektohen, gjë që do të përcaktojë se kur do t’i zbulojë ato për publikun, tha grupi turistik i Koresë së Jugut.


Top Channel

You may also like