‘Kopshtet narko-zoologjike’, tendenca e fundit e bandave në Ekuador (Fotot)

by admin
Spread the love

Gjatë procedurave të tyre kundër grupeve të organizuara të drogës, policia në Ekuador thotë se po gjen gjithnjë e më shumë kopshte me kafshë ekzotike, në një tendencë që po rrezikon faunën e një vendi që njihet per diversitetin e tij.

Krerët e bandave kanë ngritur kopshte klandestine zoologjike në stilin e njohur më parë te trafikantët kolumbianë të viteve 70 e 80-të, për të treguar në njëfarë mënyre statusin e tyre, thotë kreu i policisë vendase Darwin Rosales për rrjetin AFP.

Në janar policia zbuloi dy xhaguarë të shtrirë mbi trungje në kopshtin e një vile trafikantësh.

Kafshët ekzotike u gjetën në pronën e Wilder Sánchez Farfán, i njohur ndryshe si “Gato” trafikanti i lidhur me kartelin meksikan ‘Jalisco Nueva Generación’, i kërkuar nga drejtësia në SHBA derisa u arrestua në shkurt në Kolumbi.

Por përveç xhaguarëve policia ka gjetur në vendndodhjet e bandave, papagallë të Amazonës, fazanë, dhe zogj të tjerë ekzotikë që rrezikohen nga ky trafik, ndërsa të tjerë ishin të importuar nga vende aziatike.

Zyrtarët thonë se fenomeni është relativisht i ri dhe ka lidhje me rritjen e trafiqeve dhe dhunës në Ekuador.

“Rreth katër vjet më parë, në operacionet kundër trafikut të drogave, nisëm të gjenim fillimisht kafshë të egra të mbajtura si shtëpiake nga të kërkuarit”, thotë Rosales, duke shtuar se kjo tendencë është në rritje.

Ai shton se dy xhaguarët dhe kafshët e tjera të kapura janë dërguar në qendra të specializuara të botës së egër  për të marrë kujdesin e nevojshëm dhe për të vlerësuar riintegrimin e tyre në natyre.

Por kjo e fundit shpeshherë është e pamundur.

Kur Escobar u vra nga policia në 1993, flamingot, xhirafat, zebrat e kangurët e tij u transferuan në kopshte zoologjike. Ndërsa një tufë e vogël rinocerontësh ula e lirë në natyrën vendase por më vonë rezultoi shkatërrimtare prej shumimit të pakontrolluar që dëmtoi shumë specie të tjera vendase në Kolumbi.