KOPENHAGË – Danimarka mbështet aleancën ushtarake në Detin e Kuq

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/  Danimarka kërkon të mbështesë aleancën ushtarake të iniciuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq me një fregatë, tha sot Ministria daneze e Mbrojtjes.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën në Detin e Kuq, ku vazhdojnë sulmet e paprovokuara ndaj anijeve civile”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, sipas një njoftimi për shtyp.

Në janar, qeveria daneze synon të paraqesë propozimin për votim në parlament.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, anijet në Detin e Kuq janë sulmuar vazhdimisht nga rebelët Houthi.

Sipas shërbimeve të inteligjencës amerikane, rebelët në Jemen mbështeten nga armiku kryesor i Izraelit, Irani.

Për të mbrojtur më mirë rrugën e rëndësishme të anijeve që çon në Kanalin e Suezit, Uashingtoni formoi një aleancë ushtarake me forcat e armatosura nga vende të tjera.

Më shumë se 20 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Holandën, Norvegjinë dhe Danimarkën, po marrin pjesë në nismën e quajtur “Operation Prosperity Guardian”( Operacioni Ruajtësi i Prosperitetit). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like