Kontrolloni se a jeni të regjistruar në Listën zgjedhore, afati përfundon më 18 mars… – Shqip

by admin
Spread the love

Gjithsej 2 140 persona kontrolluan të dhënat e tyre në Listën zgjedhore (LZ) në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), por për atë sa persona i kontrolluan të dhënat përmes rrugës elektronike në Komision për MIA-n thonë se nuk kanë qasje.

Deri më tani tre persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave të tyre në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, ndërsa një person ka parashtruar kërkesë për regjistrim të të dhënave të veta.

Përmes rrugës elektronike, tetë persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave, një për fshirje të të dhënave dhe njl për regjistrim të të dhënave.

Afati i fundit për parashtrim të kërkesës për regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave në ekstraktet e Listës zgjedhore është deri më 18 mars, e hënë. Afati vlen edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për ato presidenciale.

You may also like