Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

by admin
Spread the love

Është bërë konstituimi i komisionit hetimor
parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, raporton
Ekonomia Online.

Ky Komision, kryesohet nga deputeti i LDK-së,
Driton Selmanaj dhe për gjashtë muaj do t’i hetojë keqpërdorimet e mundshme të
Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka
thënë se ky komision ka mandej gjashtë muaj e që duke llogaritur edhe kohën e
pushimeve, atëherë i bie që deri në fund të këtij vitit komisioni është i
mandatuar.

Në mbledhjen e parë është vendosur që deri në mbledhjen e radhës duhet të përgatitet edhe plani i veprimit.

You may also like