Konkurrentja e “Për’Puthen” bën deklaratën e papritur për Mevlanin

by admin
Spread the love

Në puntatën e djeshme të Për’puthen u transmetua takimi i Mevlanit dhe Efit, i cili dukej se kishte shkuar shumë mirë por në studio dyshja kanë pasur një debat të fortë që u mbyll me deklaratën e papritur të Efit.

Efi: Puna është se çfarë do bësh ti, dhe unë shof veprimet e tua se çfarë bën ti kundrejt meje. Jo takimet që kam pasur unë.

Mevlani: Edhe ti mos shif asgjë pra çfarë do pra?

Efi: More ti po thua që ke pëlqim shumë të madh për mua.

Mevlani: Kush ta tha këtë?

Efi: Okej Mevlan. Me këtë që bën zyrtarisht ti me mua nuk del më! Kaq, nuk kam nerva unë më të merrem me Mevlanin. Një herë thotë kam qejf, një herë thotë s’kam qejf, një herë më pëlqen, nëj herë s’më pëlqen. I shkon muhabeteve rreth e rrotull. Tani që po ta bëj përsëri po bën të njejtën gjë që ke bërë deri tani. Po rri po të duroj kaq kohë. E durova një herë, e durova dy herë, tre herë. E ka bërë gjatë gjithë kohës.

Ju rikujtojmë se shpeshherë në program, Efi bashkë me Filloretën kanë debatuar shpesh me njëra-tjetrën, teksa Filloreta shprehej për Mevlanin se meritonte një vajzë me nivel, duke hedhur kështu thumba ndaj Efit.


You may also like