Konjufca: Ne nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës, Vuçiqi të komandoj nëpërmjet bandave kriminale

by admin
Spread the love

Edhe rajoni jonë nuk është imun ndaj ndikimit të Rusisë. Këto veprime të Serbisë janë të papranueshme, që kanë për qëllim destabilizimin dhe ndarjen e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.

“Ne si popull qëndrojmë të bashkuar për t’i dënuar këto veprime. Kosova është e përcaktuar për dialog, që çdo çështje të zgjidhet me dialog, por e refuzojmë gjuhën e dhunës, eskalimit dhe të barrikadave që po vendosen me dijeninë e presidentit të Serbisë, Brenda territorit të Kosovës”, tha Konjufca, raporton SHENJA.

Ai tha se Kosova këtë muaj i ka ndërmarrë dy veprime që ishin në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. E para arritja e marrëveshjes në Bruksel për çështjen e targave, dhe e dyta, edhe me sugjerimin e miqve tonë ndërkombëtar, ishte shtyrja e zgjedhjeve në Veri.

“Serbia në anën tjetër u përgjigj përmes mbështetjes së eksponentëve që janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, të cilët ndërmarrin veprim kundër policisë së Kosovës, të cilët i mbyllin edhe rrugët ndërkombëtare, përmes barrikadave. Këta eksponentë janë në listën e zezë të SHBA-së tash edhe të Britanisë së Madhe, dhe urojmë që një ditë të jenë në listën e zezë të BE-së. Ne nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës, Vuçiqi të komandoj nëpërmjet këtyre bandave”, u shpreh Konjufca,

Konjhufca tha se qëllimi i Serbisë është eskalimi i situatës, ndërsa Kosova ka për qëllim të deeskalohet dhe për këtë kemi bërë dy veprimet.

“Është radha e Serbisë të distancohet prej këtyre grupeve që bëjnë veprime kriminale”, tha Konjufca. /SHENJA/

You may also like